Albania
An article was changed on the original website

Nga lotët e Edi Ramës tek rroga e tij, Linda Rama rrëfehet para fëmijëve

TIRANE- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Një nga fëmijët e ka pyetur Linda Ramën nëse qan kryeministri Rama, pasi duket i fortë në televizor.

Pjesë nga biseda:

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të behësh, është super pyetje”.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje

Linda: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.

Fëmija: Çfarë do bëje për popullin po të ishe kryemistre?

Linda: Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do ti jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja europë që kemi mes nesh.

Kush e ka në të vërtetë rrogën më të madhe, ti apo ai Edi?

Familja bëhet me dashuri, dhe punë, të gjithë duhet të kontribuojnë.

Pyetja ishte kush e ka rrogën më të madhe?

Nuk ka rëndësi kush e ka rrogën më të madhe, por ka rëndësi të kontribuosh në familje.

E di rrogën e Edit?

Sigurisht që e di por nuk mund të them shifra të sakta se ju jeni fëmijë të vegjël…

Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

Fëmija: Në televizor është shumë nevrik po në shtëpi?

Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh edhe kur këndon edhe kur i bie dajres.

(BalkanWeb)

Football news:

Antonio Conte: I will not hesitate before leaving if Inter are not happy with what I am doing
Diego Godin: Inter will do everything to keep second place. Now we need to think about how to catch up with Juventus
Harry Maguire: Manchester United want to fight for trophies
Zidane on the victory over Granada: real suffered as a team. Two more games, we haven't won La Liga yet
Real have won 11 games with a minimum score in La Liga for the first time in 11 years
Akinfenwa after Wycombe's exit to the championship: the Only person who can charge me even more is Klopp
Ramos on the title: I hope that Real Madrid will celebrate the championship on Thursday. Everything is in our hands