Albania

“Ngadalësim i përhapjes së pandemisë”/ Soreca: BE e përkushtuar të ndihmojë Shqipërinë

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se BE është i përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë, për të rekuperuar nga pandemia që ka kaluar në këto 12 muaj.

Duke folur në një takim me infermieret dhe infermierët me rastin e Ditës Botërore të Infermierëve, Soreca tha se, “jam i nderuar të jem këtu sot në këtë vendndodhje simbolike për të përkujtuar sakrificat dhe përkushtimin e stafit mjekësor gjatë pandemisë COVID-19. Dua të sjell në vëmendje dhe të kujtoj të gjithë stafin, 3 mijë persona, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët. Dhe sigurisht infermierët të cilët humbën jetën gjatë pandemisë në Shqipëri”.

“Infermierët dhe stafi shëndetësor në Shqipëri na ndihmuan së tepërmi kur ne nuk e njihnim mirë virusin dhe na ndihmuan për të zbutur efektin e tij shkatërrues në popullsi. Dhe duke ndihmuar pacientët, jo vetëm nga ana fizike por edhe nga ana psikologjike, për të ulur rrezikun e infektimit, por edhe për të ulur frikën dhe për të parandaluar përhapjen e virusit”, shtoi Soreca.

“Ne si BE jemi në anën tuaj, jemi të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë për të rekuperuar nga pandemia që ka kaluar në këto 12 muaj”, tha Soreca.

“Pajisje të veçanta për çështjet e diagnostifikimit dhe trajtimit të COVID-19 i janë dhuruar Shqipërisë që prej fillimit të kësaj pandemie, duke përfshirë ambulanca të pajisura teknikisht me të gjitha pajisjet, ventilatorë, pajisje me rreze x, por edhe gjithashtu skanera, për rastet më të komplikuara. Spitalet shqiptare janë në një situatë më të mirë se ç’ishin një vit më parë”.

Duke folur për vaksinat, Soreca tha se, “jemi të kënaqur që kemi ofruar një ngarkesë nga ‘Pfizer’ dhe Austria dhe do vazhdojmë pothuajse çdo javë të sjellim vaksina për të arritur të paktën 140 mijë vaksina të dhuruara nga BE-ja. Shqipëria përfiton edhe nga projektet rajonale mbi emergjencat shëndetësore të BE-së dhe të zbatuara nga OBSH. Dhe ne mbështesim planin e vaksinimit në Ballkan”.

“Gjithsesi ka qenë një përpjekje e fortë nga BE dhe vendet anëtare. Ne si BE qëndruam përkrah Shqipërisë dhe banorëve të saj. Duke parë të ardhmen ne qëndrojmë të përkushtuar dhe të dedikuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar sëmundje si koronavirusi, por edhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor”, tha Soreca.

“Të dhënat epidemiologjike tregojnë një ngadalësim të përhapjes së pandemisë në Shqipëri, por është e rëndësishme për të vendosur theksin gjithsesi në distancimin fizik, ruajtjen e masave të higjienës dhe për të pasur një funksionim sa më të mirë. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të përkujtuar infermierët, të cilët humbën jetën gjatë kësaj pandemie”, theksoi Soreca.

“BE dhe Shqipëria kanë nevojë t’i japin fund kësaj pandemie dhe t’i japin formë një të ardhmeje të re për të gjithë europianët dhe për shqiptarët. Kjo është përgjegjësia jonë kolektive. Të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë krizë dhe të ofrojmë një të ardhme të re për të ardhmen e qytetarëve tanë”, nënvizoi Soreca.

/r.e/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse