Albania

Nishani: Qëndrimi i Bashës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, i pasinqertë

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si të pasinqertë qëndrimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Në një intervistë televizive Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve, ndërkohë që deputetët e zgjedhur do të hyjnë në parlament, fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik.

Në lidhje me faktin se ku e çon PD-në vendimi për të mos njohur rezultatin e 25 prillit, Nishani tha se “është qëndrim i pasinqertë, është retorikë që fyen strukturat e PD dhe opinionin publik”.

“Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në parlament. Mijëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ai.

Për përgjigjen e Bashës ndaj atyre që i kërkojnë dorëheqjen, Nishani u shpreh se, “nuk kam ndërmend të bëj komente për deklaratat e tij, sepse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe”.

“Pikëpamjet e mia janë të ndryshme nga të tij. 25 prilli tregoi se ai nuk e udhëhoqi PD drejt një shtëpie të madhe, por e ka mbajtur atë në një shtëpi të vogël”, vijoi Nishani.

Nishani theksoi se, “nuk është çështje raporti personal”.

“Nëse do ta konsideroja në raporte personale do ishte gabim. Raportin me PD nuk e kam ndërtuar në raporte personale me askënd. Nuk është një çështje ishe apo jo në lista, nuk është çështje karrigeje. Unë kam pasur karrige shumë më të madhe se ajo e deputetit apo se ajo që ka sot Basha. Shqipëria po vuan dhe në këtë kontekst për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë PD, dhe për të ndryshuar PD duhet një reformim dhe Basha duhet të hapë rrugën”, theksoi ai.

Në lidhje me një nismë të mundshme për ndryshime në statut, Nishani tha se, “riformatimi i statutit është kodi që do të garantojë proceset demokratike”.

“Gjithçka vjen në kohën e duhur. Çështja e statutit është më e para dhe kjo duhet të bëhet nga persona të PD. Do kalojë koha dhe demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të shikojnë që nëse nuk ndryshon PD do të jetë një dëm shumë i madh për PD dhe do të vijë duke u zvogëluar edhe më shumë sesa sot”, vijoi ai.

Në lidhje me ftesën e Ramës për PD, dhe për zgjedhjen e presidentit, Nishani tha se, “kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë”.

“Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë, sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them”, tha Nishani. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it