logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

“Një grua u mbyt dje në Vjosë për një thes me sherebelë. Di gjë shteti?”

Nga Arben Duka

U botua dje tek gazeta “Dita”. Zinte pak vend në faqen 6, autor ka Vasil Pucin dhe titullohet: “Një grua u mbyt për një thes sherebelë! Di gjë shteti?!”

“Dita” dje duhej të kishte në kopertinë këtë titull gjëmëmadh. Ai thes mbante brënda vetëm njëmijë lekë, po qe buka e fëmijëve të fatkeqes. Duhet të zëmë ulërimën të gjithë!

Vasili pyet: “A di gjë qeveria?!..” Po i përgjigjem unë. Sigurisht që qeveria e di, mbasi qe ajo dhe simotrat e saj që e mbytën të shkretën “për një thes sherebelë”.

Ribotojeni kudo shkrimin e Vasil Pucit dhe vajtoni me ulërimë fatin e njerëzve të varfër të braktisur përfundimisht nga qeveria.

Migjeni ka kohë që është ringjallur, i dashur Vasil.

*****

Denoncimi i botuar dje nga Dita në rubrikën e letrave nga lexuesit:

Një qytetare nga Memaliaj u mbyt në lumin Vjosë për të shpëtuar mundin e saj, një thes sherebelë të mbledhur në malin e Trebeshinës. Një grua me fëmijë.

Shoqet e saj nuk mundën ta shpëtonin.

Një thes me sherebelë do të thotë të ngrihesh në orën 3 të mëngjesit të arrish në Trebeshinë. Do të thotë të kërkosh e thyer më dysh me trupin të përkukur. Do të thotë të punosh shpejt, sa më shpejt që mos të të kapin rrezet e diellit. Duhet ta mbushësh atë thes.

Nuk mbaron me kaq. Thesin duhet ta ngarkosh në krahë si mushkë e duhet të nxitosh me shoqet për të shkuar në Memaliaj. Nuk mbaron as këtu. Përpara të del lumi Vjosë. Gratë e Memaliajt e njohin lumin, e dinë vahun ku duhet hedhur, por këtë herë nuk llogaritën thesin.

E për këtë thes me sherebelë që i tharë kushton 1 mijë lekë, njëra prej tyre u mbyr. Një tjetër është në spital. Për të shpëtuar thesin, bukën e fëmijëve.

Një thes sherebelë. A i thotë gjë shtetit, qeverisë, klasës politike, ky thes? Pikërisht kur ndodhi ngjarja kryeministri po përuronte një resort. Plot të ftuar me kostume të bukura, dhe në krye ai vetë, i kapardisur si baron.

Vini re. Resorti në fjalë ka lidhje me këtë që po shkruaj unë. Ka lidhje sepse ajo grua e ndjerë zvarritej për të fituar bukën e gojës me sherebel që i duhet mjekësisë në përpunim.

Edhe rrushi që kishte mbjellë “artisti” ku shkoi kryeministri. Por ky nuk shkoi te gruaja e varfër, por te resorti i “artistit”. Nga ku lëshoi dënglat e përditshme…

Më gjykoni ju lexues. A nuk duhet të shkonte kryeministri në Memaliaj!? Jo për të qarë, nuk ia kërkon kush. Por për t’u thënë familjarëve se në atë mbytje ka faj edhe shteti që sot e përfaqësoj unë.

Mbyten njerëzit për një thes sherebel, vdesin. Migjeni ka zbritur ne Memaliaj dhe po ulëret.

Vasil Puci

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO