Në BYPASS-in Fier – VlorëVijon kontrolli me 📸 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve 📸 me lëvizje.Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret🚑 jetë.#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 4. Juli 2020

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijoi sot kontrollin në by pass-in Fier – Vlorë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë ditës së sotme është konstatuar një automjet po lëvizte me shpejtësi 236 km/h.

“E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h në kulmin e trafikut”, bën të ditur Policia.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë limitet e lejuara të shpejtësisë./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.