Albania

NJU JORK – Edhe Young si ”Rolling Stones”: Trump të mos përdorë këngët e mia

NJU JORK, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Edhe Neil Young është kundër përdorimit të këngëve të tij gjatë takimeve elektorale të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ylli i muzikës hard rock por jo vetëm, postoi në Twitter një video të festimeve të 4 korrikut në Mount Rushmore, ku Trump ishte i pranishëm, me notat e këngës së tij ”Rockin’ in a Free World”, që e shoqëron me shënimin “Kjo nuk është e mirë për mua”.

Ai deklaroi solidaritetin e tij me Lakota Sioux, vendasit e zonës së malit Rushmore që pretendojnë atë si territorin e tyre dhe e konsiderojnë të paligjshëm monumentin e fytyrave të gdhendura në shkëmb të katër presidentëve amerikanë.

Nuk është hera e parë që Young e kritikon përdorimin nga ana e Trumpit të këngëve të tij.

“Ai nuk ka lejen time për të përdorur ‘Rockin’ in a Free World’. Ai ligjërisht ka të drejtë, por është kundër dëshirës sime”, i tha ai revistës ”Rolling Stone”, në vitin2018.

Para pak ditësh edhe grupi legjendar i muzikës rock ”Rolling Stones” i kërkoi Trumpit të njëjtën gjë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams