Albania

“Nuk është e drejtë të etiketohen njerëzit për një periudhë të caktuar angazhimi” Haradinaj flet për akuzat ndaj Bashës, tregon listën e miqve në Shqipëri

Dikur ka pasur paragjykime për njerëz tonë që kanë punuar në mekanizma ndërkombëtarë, në ambasada, OKB, etj, etj. Unë mendoj që ne duhet të ndihemi fitues se në kuadër të atyre mijëra njerëzve të huaj që kanë ardhur që nga Afrika, që nga India, Rusi ka pasur, Kinë, pse me na pengu që aty punojnë edhe shqiptarë. 

Ku me marrë që është një vëlla i yni, një motër e jona, që ka punuar në UNMIK, se aty kanë qenë nga të gjitha kombet e tjera, nga plot kombe që sot janë jo-njohëse për Kosovën. Unë nuk i kuptoj këto dëshirat menjëherë ta etiketojë dikënd se për një kohë të caktuar ka punuar në UNMIK, ose ka punuar në OSBE, ose ka punuar në një ambasadë. Po shiko, ajo është përvojë e fituar, është njohje, kupton logjikat e atyre mekanizmave, edhe është një lloj aftësimi profesional.  

Pra unë e kam zv/ kryeministri ynë i parë, ka punuar për OSBE-në, nga atje e kam marrë, ai ka sjellë përvojë, kam marrë njerëz që kanë punuar në ambasada, se fiton nga këta njerëz. Nuk e shoh të drejtë, pra që të etiketohen njerëzit për një periudhë të caktuar të angazhimit në institucionet e atëhershme ndërkombëtare se në fund të fundit ka qenë edhe mbijetesë, pagë, pra dikush ka shkuar ka marrë pagën ka siguruar jetën.”- u shpreh Haradinaj.

Më tej, Haradinaj foli edhe për raportet me politikanët në Shqipëri dhe tha se shumë prej tyre i ka miq dhe ka komunikim të vazhdueshëm.

“Unë kam shumë miq në Shqipëri, kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm si me socialistët, nga të gjitha nivelet, si me të djathtët, në të gjitha nivelet, tani një kohë, ta quaj, komunikim im, është vështirësuar, por ruaj komunikim të mirë me presidentin Meta, Berishën, Kryemadhin, Lul Bashën, por edhe me socialistë” tha ai.

h.b/dita

Football news:

Pep Guardiola: Tuchel is an exceptional coach. I am sure he will succeed with Chelsea
Flick's future in Bayern is in doubt. He has a difficult relationship with Salihamidzic
Mikhailovich's autobiography - 🔥 Was friends with a criminal boss, rushed to the Inter locker room to deal with Ibra, defeated leukemia
Chelsea's chances of signing Alaba have increased since Tuchel's arrival. Real Madrid is also Interested in the player
Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus