Albania

Nuk pritej! Përfaqësojnë Serbinë në “Eurovision”, vajzat e grupit serb këndojnë shqip

Nuk pritej

Vajzat e grupit serb ‘Hurricane’ kanë treguar së fundmi për “Abc e Pasdites” se çfarë mendojnë ata për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision. Ata thanë se Anxhela ka një zë shumë të bukur dhe madje kënduan një pjesë nga refereni i këngës “Karma”.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptar.

“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ata.

Por çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe?

“Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”, thanë ato.

Vajzat përfaqësojnë Serbinë në Eurovision për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar.

Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude