Albania

Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri më i vogli i familjes Dumani, mister fati i së motrës

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Daja e Endrit Dumani, Xhetan Ndregjoni në një lidhje telefonike për mediat ka konfirmuar se nipi i tij Endriti ka dalë nga kampi, ndërsa nuk ka asnjë informacion për mbesën, Eva.

“Vetëm nipi në dijeni time, lajmi e ka konfirmuar njerëzit që kam kontakt unë. Për mbesën nuk kanë arritur dot që ta gjejnë. Vetëm nipi, nuk e dalloj, mbesa është 15-vjeç. Është marrë vetëm nipi, për mbesën nuk kam informacion. Nuk e di nëse ka refuzuar, nuk kam pasur komunikim që prej datës 6 tetor. Mbesa ka kërkuar që të dalë nga kampi, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Inshallah në ditën në vijim kthehet mbesa”, tha daja.

Nga i njëjti kamp u riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku nje pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

o.j/dita

Football news:

For the first time, Ronaldo does not Interfere with Juventus. This season will be his best in Italy, but Torino risk repeating real's problems
Serginho Dest: I Hope to play with Messi for another season. Everyone wants him to stay
Jose Mourinho: No one cried for us when Tottenham played 4 games in a week
Zidane called soboslai and wants To see him at Real Madrid in January
Pep on the 700th match of his career: I Didn't expect it to be so much. I'll spend another 700 and finish!
Kamwenge became a client of agent Bale
Mourinho on coaching career: 20 years ago, only ex-players were taken into account. Not now, and this is my legacy