TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Margariti u shpreh se bashkëpunimi në fushat prioritare të Ministrisë së Kulturës dhe organizimi i javëve të kulturave përkatëse, me qëllim njohjen e njëri-tjetrit, ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin më të fundit me ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.

“Në një botë gjithnjë e më globale njohja, pranimi, respektimi i kulturës së tjetrit është domosdoshmëri”, u shpreh ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.