Albania

Organizoi ceremoni mortore, gjobitet me 1 mln lekë një subjekt në Lushnjë

Pronarja e një biznesi në Lushnjë është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua në kundërshtim me Aktin Normativ duke organizuar ceremoni mortore.

NJOFTIMI

“Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.”

Football news:

Immobile scored his 150th goal in Serie A
Gasperini pro 1-0 with Juve: Atalanta managed to find the balance in a difficult game. We had more chances
The striker of the GDR national team argued with the German minister and won a case of whiskey. But it ruined his career
Premier League about the European Super League: Fans can now dream that their club will rise to the top and play with the best. Super League will destroy this dream
Juventus lost to Atalanta in Serie A for the first time since 2001
Pirlo on Ronaldo: When Juve is left without his killer instinct, it's a little different
UEFA about the Super League: We will prevent this cynical project. There must be a limit to everything