Albania

Osmani: Holokausti, tragjedi që nuk guxon të harrohet

Almakos.com

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mbajti fjalim në mbledhjen komemorative me rastin e shënimit të 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare të përkujtimit të Holokausit, ditë për t’i kujtuar dhe nderuar mbi gjashtë milion fëmijë, gra dhe burra duke i përfshirë 7,144 hebrenj nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetët e tyre i humbën në Aushvic- Birkenau, Treblinka dhe në llogoret tjera të vdekjes.

“Obligimi ynë civilizues është që të luftojmë, çdoherë dhe pa kompromis, duke e kthyer kujtimin në veprim, kundër relativizimit të së keqes, shtrembërimit të historisë, mohimit të fakteve dhe të vërtetës për Holokaustin. Të themi zëshëm dhe qartë JO!- për antisemitizmin, racizmin, ksenofobinë dhe anët tjera të jotolerancës’’, theksoi Osmani.

Duke folur për rëndësinë e holokaustit si një tragjedi që nuk guxon as harrohet, dhe as të jetë dita e vetme që do ta përkujtojmë me holokaustin, Osmani theksoi:

“Të gjithë ne duhet në mënyrë të përbashkët dhe individuale të punojmë në drejtim të përhapjes së vlerave universale, përforcimin e kohezionit social, investimit në arsim dhe të rinjtë, në zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes për vlerën e ekzistimit dhe respektin e të gjitha dallimeve në një shoqëri pluraliste”.

Në mbledhjen komemorative e cila u mbajt online, fjalime të tyre kishin edhe Kryetarja e Kuvendit të Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Radojka Helman – Denkovska, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, Ambasadori jorezident i Shtetit të Izraelit, Dan Orijan, si dhe Fahri Hiseni, koordinator i projektit regjional në Shtëpinë e Ana Frankit nga Amsterdami “Histori-mësime për të tashmen” nga Forumi Arsimor Rinor nga Shkupi.

27 janari është dita kur është çliruar kampi famëkeq Aushvic – Birkenau dhe me Rezolutë të Kombeve të Bashkuara nga 1 nëntori 2005, është përcaktuar si Ditë Ndërkombëtare e viktimave të Holokaustit, të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtar me përgjegjësi dhe respekt në bashkësinë ndërkombëtare, tradicionalisht e shënon këtë ditë tashmë në shumë vite.

Football news:

Gattuso was fined 3 thousand euros for blasphemy
Burnley will ask for 50 million pounds for Pope. The goalkeeper is Interesting to Tottenham
Gladbach midfielder Neuhaus would like to move to Liverpool, his compensation is 40 million euros. Bayern are unlikely to fight for a player
Sampaoli took charge of Marseille. Contract - until 2023
Carlos Bianchi: PSG can score 5-6 goals for Barca in the second leg of the Champions League
Director of Shakhtar Srna about Roma in the 1/8 finals of the Europa League: Chances 50-50
Eintracht's forward Silva scored his 19th Bundesliga goal. Lewandowski has 26 goals, Holand has 17