TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sërish sot pamje pa koment nga fushata elektorale që po zhvillon Partia Socialiste dhe nga fushata e Partisë Demokratike.

“Pa koment”, tha Rama, ndërsa ndau foto nga takimi elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë dhe një tjetër foto nga takimi i Partisë Demokratike në Ndroq.

Në fotot respektive duket qartë respektimi i rregullave antikovid në takimin e PS-së, ndërkohë që takimi elektoral i PD-së në Ndroq është zhvilluar duke mos respektuar rregullat bazë të distancimit social dhe evitimit të grumbullimeve.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.