Albania

Paga mesatare bruto në administratë rritje me 8,3%, kryesojnë arsimi dhe shëndetësia

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Paga mesatare bruto për administratën publike dhe mbrojtjen, arsimin, shëndetësinë dhe aktivitete të punës sociale shënoi rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT, paga në këto sektorë shënoi edhe rritjen më të madhe prej 8,3 %.

Paga mesatare në administratë arriti në 68.385 lekë, nga 63.134 lekë në janar-mars 2020, duke shënuar rritjen më të lartë edhe në vlerë.

Rritja u ndikua nga vendimi i qeverisë për rritjen e pagës së bluzave të bardha në të gjithë vendin me konkretisht 40 %, ndërsa për mësuesit paga u rrit me 15%.

Qeveria thotë se gjatë 4 viteve të ardhshme do të vijojë me politikën e rritjes së pagave me rreth 40% për mjekët e mësuesit dhe me rreth 30 % për punonjësit e tjerë të administratës.

Krahas kësaj, Qeveria ka marrë angazhimin për të çuar në 40 mijë lekë pagën minimale në sektorin privat. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Manchester United believe that Pogba is unlikely to extend his contract. Therefore, they are ready to let him go to PSG
Ramos will miss the French Super Cup due to a muscle injury to his leg
Roberto Carlos on Messi: He really needed the America's Cup - a title, a trophy. I am happy for my friend and colleague
Former Man City and Monaco striker Jovetic has moved to Hertha
Allegri on Real Madrid's Interest: I thank Perez, but I chose Juve because of my love for the club
Koeman likes Bayern defender Hernandez. Barcelona considers the transfer impossible
Former Liverpool defender Sako has moved to Montpellier