Albania

Pandemia i bëri më të pasur, 845 miliardë dollarë fitime për Bezos, Musk dhe Zuckerberg

Pandemia ka pasuruar miliarderët amerikanë. Që prej 18 marsit, kur është vendosur masa e izolimit, 643 personat më të pasur të Shteteve të Bashkuara kanë fituar 845 miliardë dollarë, thënë ndryshe 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë në ditë.

Shifrat stratosferike kanë bërë që “thesari” i tyre të shtohet. Llogaritë për xhepat e më të pasurve në SHBA i ka bërë Instituti për Studimet Politike, sipas të cilit, ai që ka përfituar më shumë nga pandemia ishte Jeff Bezos. Pasuria e themeluesit të Amazon është shtuar me 65%. Bezos mban titullin si njeriu më i pasur në planet.

Nuk mund të ankohet dhe Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me 247%, thënë ndryshe 92 miliardë dollarë.

Në këtë listë nuk mund të mungonte dhe Mark Zuckerberg. Të ardhurat e themeluesit të Facebook u rritën me 84%, ekuivalent me 100 miliardë dollarë. Shifrat janë në kontrast me pjesën tjetër të popullatës në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë, që në rastin më të mirë kanë pësuar reduktim në pagë dhe në atë më të keqin kanë mbetur të papunë.

Disa nga shtetet po kërkojnë që të rrisin taksat për të pasurit, iniciativë që është parashtruar edhe në Kongres nga disa ligjvënës demokratë si Bernie Sanders, të cilët kërkojnë që miliarderët të taksohen 60% për fitimet gjatë vitit 2020.

Football news:

Pirlo on Ronaldo's optimal position: Start from the left inside and move to the center. He can play alongside Morata or Dybala
Mikhail Butovsky is probably the best doctor in our sport. A serious conversation about rudeness to doctors, salaries and leaving CSKA and Spartak
Naumov about the defeats of Zenit, Loko and Krasnodar in the RPL after the Champions League: Lack of professionalism in the players and the ability of the coaches
Ronaldo violated the coronavirus Protocol. An investigation is underway. Italian sports Minister on the departure of the player from Turin
Sports Director of Khimki about 2:0 with Rostov: We proved that we are a team and can win on the road
Jaka defeated Arsenal and Leicester did not create anything except the goal. We will try to take points from Manchester United
Pirlo about 1:1 with Verona: Juve do not need a slap in the face to Wake up and play intensely