Albania

Paniku vijon pas tërmetit në Turqi, qytetarët mbushin rrugët

Pamje të ngjashme me ato që ndodhen pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri janë shpërndarë edhe nga Izmiri në Turqi, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Shumë qytetarë kanë vendosur të largohen nga qyteti pasi ekziston frika për pasgoditje. Kjo ka sjellë trafik të rënduar, duke detyruar ministrin e Brendshëm të reagojë në rrjetet sociale.

Soylu u ka kërkuar qytetarëve të Izmirit që të mos përdorin automjetet personale, pasi kanë bllokuar rrugët.

“Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë, ekipet tona janë në terren.

Ajo që na duhet në këtë moment të vështirë është rruga. Ju lutem na lini rrugën e lirë për të ndërhyrë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Deri tani në Turqi janë konfirmuar 12 persona të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur.

Football news:

Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern
Bale has 200 career goals. He hasn't scored in European competition for 2 years
Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there
Pioli on 4:2 with Celtic: Milan did not lose their head at 0:2 and continued to play as a team
Messi will be at PSG next year. RMC Sport journalist on Barca forward