Albania

Papa Françesku pro shenjtërimit të atit themelues të BE, Robert Schuman

ROMË, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Robert Schuman, ish-ministri i jashtëm francez, i cili njihet si një nga arkitektët kryesorë të krijimit të Bashkimit Europian, është drejt rrugës për t’u shenjtëruar nga Kisha Katolike.

Papa Françesku miratoi një listë të njerëzve për këtë procedurë, që përfshin edhe ish-burrin e njohur të shtetit, i cili hodhi themelin konceptual të BE-së, që ndodhej në prag të shkatërrimit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore.

Schuman mbajti një fjalim historik më 9 maj 1950 që përshkroi idetë e tij për bashkëpunim në Europë.

Fjalimi i tij njihet ndryshe edhe si Deklarata Schuman.

Ai vdiq në 1963 në moshën 77 vjeç.

”Puna e Schuman u ndikua fuqimisht nga besimi katolik”, sipas portalit mediatik ”Vatican News”.

Gjithashtu, në këtë listë është edhe jezuiti mistik, Philipp Jeningen, i lindur në Eichstaett, Bavari, në 1642./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ramos will miss the French Super Cup due to a muscle injury to his leg
Roberto Carlos on Messi: He really needed the America's Cup - a title, a trophy. I am happy for my friend and colleague
Former Man City and Monaco striker Jovetic has moved to Hertha
Allegri on Real Madrid's Interest: I thank Perez, but I chose Juve because of my love for the club
Koeman likes Bayern defender Hernandez. Barcelona considers the transfer impossible
Former Liverpool defender Sako has moved to Montpellier
Gary Lineker: The Russian Olympic Committee has definitely become the most successful committee in the history of the Olympics