logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Pas 9 viteve sorollatje i shkruan Bashkëqeverisjes për pensionin e nënës, emigranti shqiptar: Drejtësia u vendos

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Problemit të mosnjohjes së gjysmës së viteve të punës të nënës së emigrantit shqiptar i është dhënë zgjidhje menjëherë pasi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mesazhin e një emigranti, i cili e falënderon për platformën e krijuar, e cila sipas emigrantit shqiptar ka sjellë ndryshime rrënjësore në Shqipëri.

“Përshëndetje zoti Kryeministër. Nuk mund të rrija pa ju shprehur një falenderim që ka të bëjë me ndryshimet rrënjësore që keni ndërmarrë. Nëna ime është rritur jetime, pa nënë, dhe kjo brengë e ndjek pas gjithmonë. Në kohën kur plotësoi moshën, aplikoi për pension por rezultoi se i kishin humbur gjysma e viteve të punës. Hapëm proces gjyqësor dhe përsëri nuk mori atë që i takonte. Falë Zotit prindërit e mi nuk janë nevojtarë ekonomikisht dhe nuk rrojnë me pensionin që marrin, por nëna ime e vuante këtë dhe gjithmonë shprehej se ishte e pafat prandaj dhe Zoti e kishte lënë jetime, thjesht dua atë që e meritoj, dhe kjo më vriste shumë. Në kohën kur prindërit e mi hapën gjyqin para 9 vitesh, babai im nuk pagoi sa duhej dhe çështja u mbyll. Para pak kohësh kunati im shkruajti në portalin e qeverisë dhe për një kohë rekord drejtësia u vendos, u gjend që në dokumente ishte gabim një shkronjë dhe nëna ime mori paratë e nëntë viteve. Nuk po e shkruaj këtë falenderim për paratë, se falë Zotit nuk kanë nevojë, banojnë në USA dhe Shqipëri por për lehtësimin shpirtëror që ndjeu, mori djersën e saj. Nëna ime quhet Fatmire Pllaha. Edhe një herë faleminderit dhe pushime të këndshme familjarisht”, thuhet në mesazhin e emigrantit shqiptar drejtuar Kryeministrit.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO