Albania

Pas Budinës dhe Çipit, edhe avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar për falsifikim dokumentesh

Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 127, dt. 19.09.2011, ka vendosur:• Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë. • Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.

• Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.Me sa duket, drejtimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë në duar njerëz me probleme me drejtësinë në të shkuarën e tyre.

l.h/ dita

Football news:

Sterling on the record for goals in a season: we Want to win the Champions League and the FA Cup, otherwise they won't mean anything
Sheffield will finish the Premier League season without defeats from clubs from London. 22 points in 10 games and 5 home wins
Bonucci on Juve's draw with Atalanta: We must look at the result. This is how Championships are won
Sterling surpassed Yaya Toure to become Manchester City's 2nd goalscorer in the history of the Premier League
Gasperini on two penalties for Juve: They are above any rules in Italy. Did we have to cut off our hands?
Sarri Pro 2:2 with Atalanta: We played with one of the best teams in Europe right now
Pep Guardiola: Manchester City have won a place in the Champions League on the pitch. I hope that UEFA will allow us to play