Albania

Pas dështimeve të Komunës së Tetovës, Qeveria ndanë mjete për rrugën Bllagoja Toska

“Nuk është vend për shitje të makinave! Është bulevardi Bllagoja Toska, i cili, për më tepër se një dekadë është në këtë gjendje, duke pritur përfundimin. Nuk ia dolën dot ta përfundojnë për më shumë se një dekadë, disa përbërje të komunës së Tetovës, andaj, Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim që të ndaj rreth 30 milion denarë për përfundimin e këtij bulevardi historik të Tetovës, por sa vërtetë besojnë banorët se do përfundoj ky bulevard?”.

“Of of of aman. Unë jam i kësaj lagjeje, jetoj këtu. Kurrë asnjëherë, asnjëherë nuk do bëhet. Edhe që e bën këtë intervistë nuk i beson”.

“Thonë që do e bëjnë por ne nuk i shohim ende këtu duke punuar,deri kur ti shohim duke punuar atëherë do themi se është e vërtetë. Politikanëve nuk iu besoj më aspak, sepse premtojnë, i marrin votat me vrap dhe na lejnë në mes të rrugës”.

“Nuk besoj, nuk besoj jo. Edhe gjatë do rri kështu”.

“Tani nëse ka ndarë mjete Qeveria duhet mbase të bëhet nuk e di”.

Por nga Komuna e Tetovës thonë se punët do fillojnë në pranverë.

Mjetet që ka ndarë Qeveria do të përdoren për shpagimin e banorëve. Gjithsej janë 16 objekte banimi. Për realizimin e projektit të bulevardit, komuna ka ndarë mjete dhe punët do nisin në pranverë, me çka, realizimi do shkojë në pesë faza. Kanalizimi fekal dhe atmosferik , rrjeti i ujësjellësit, ndriçimi publik me pajisjet urbane dhe gjelbërimi – thonë nga Komuna e Tetovës.

Qeveria këto mjete nga ‘programi 20 për rrugë dhe komunikacion’ i ndanë vetëm disa muaj para zgjedhjeve lokale, për projekte për të cilat vite me radhë ndahen mjete nga buxhetet komunale dhe nuk përfundojnë. Nga ekzekutivi thonë se, kjo, ka të bëj me praktikën për të ndihmuar komunat, si pjesë e programit për investime kapitale.

Kjo nuk ka të bëj aspak me afate kohore, por është praktikë e Qeverisë edhe prej përpara që të ndihmoj, sidomos tani është me rëndësi në periudhë të pandemisë dhe kur është e nevojshme të ketë investime kapitale. Pra kjo duhet të kuptohet se është si pjesë e programit për investime kapitale për vetëqeverisjet lokale – deklaroi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Qeveria prej vitesh ndanë mjete për projekte të komunave të cilat zvarriten dhe nuk përfundojnë. Të tillë janë, Bllagoja Toska në Tetovë, qarkorja në Momin Potok në Shkup, Rruga e Ilindenit në Qendrën Zhupë, dhe kështu me radhë.

Rekonstruimi i rrugës Një Maji Prilep 6.000 000

Bashkim Sulejmani

Football news:

Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years
Liverpool's 68-game unbeaten run at home in the Premier League has ended
Liverpool do not score 4 consecutive Premier League matches