Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Përfundon numërimi i votave për KZAZ nr.1, PS fiton një votë

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ me numër 1 në qytetin e Shkodrës.

Rezultatet e publikuara nga vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tregojnë se mes partive ka pasur një diferencë shumë të vogël.

Partia Socialiste ka fituar një votë, Partia Socialdemokrate ka humbur dy vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” kanë humbur secila nga një votë.

Ndryshimet në rezultate:

Partia Socialdemokrate kishte 91 vota dhe tani ka 89

Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 58 vota dhe tashmë ka 57

Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” kishte 762 vota dhe tashmë ka 761

Ditën e sotme ka nisur numërimi i 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend.

Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër të ankesave të dalura nga zgjedhjet e 25 prillit.

j.l./ dita