Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assessment’ ka publikuar një raport 4-vjeçar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt BE.

Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike.

Sipas Europol, ngarkesa të paprecedenta janë trafikur nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, ndërkohë që grupet kriminale në të dyja kontinentet gjenerojnë miliarda euro.

Po ashtu kjo ka ndikuar drejtpërdrejt tek vendet e BE, ekonomitë e të cilave sipas Europol janë të kërcënuara pasi grupet kriminale po ndikojnë negativisht tek sipërmarrjet e goditura nga masat kufizese teksa korrupsioni në BE është rritur.

Gjithashtu bie në sy se edhe pastërtia e kokainës që vjen në BE ka arritur majën më të lartë.

‘’Ne jemi në pikën e thyerjes. Ndikimi në jetën e qytetarëve, në ekonomi, në shtetin e së drejtës është shumë i madh. Kjo është ajo që shohim nga ky raport.’’- tha shefja e Europol, Catherine De Bolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb