Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti erdhi rrëfimi ekskluziv i familjarve të 13-vjeçarit nga fshati Strumë, Roskovec, i cili mbeti i dëmtuar rëndë në kokë gjatë një konflikti mes tij dhe një të riu tjetër të moshës 19-vjeçare.

Familjarët e 13-vjeçarit rrëfejnë gjendjen e rëndë të tij si dhe pohojnë se të dyja familjet nuk kanë pasur zënka të mëparshme, por ngjarja i ka shokuar dhe tronditur shumë. Por nga ana tjetër është bërë ndalimi i 19-vjeçarit dhe mbi të rëndon akuza e veprës penale të plagosjes.

Xhaxhai i 13-vjeçarit rrëfeu në studio: Gjendja e nipit në këto momente është e mire, ishte në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Tani është më mirë, por ata të dy kanë qenë duke luajtur dhe nipi është rrëzuar nga 19-vjeçari dhe ka plasur kokën te shkallët!

Evis Ahmeti: Pra ju po thoni se ata ishin duke luajtur së bashku?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ata ishin duke luajtur!

Evis Ahmeti: A kanë qenë të njohur më parë nipi juaj dhe 19-vjeçari?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ata njiheshin dhe shoqëroheshin edhe më pare me njëri-tjetrin

Evis Ahmeti: A ka reaguar familja e 19-vjeçarit?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ka reaguar, prindërit e djalit ishin aty në spital gjatë gjithë kohës, madje kanë qëndruar ata më gjatë sesa ne.

Evis Ahmeti: A keni bërë ju një kallëzim ndaj 19-vjeçarit?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Jo nuk kemi bëre nuk di kush e ka bërë, por familjet tona nuk kanë pasur kurrë konflikte të mëparshme dhe ne e dimë që ka qenë një lojë mes tyre e cila rezultoi fatale, por shyqyr zotit djali doli nga gjendja e rëndë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb