Një familje në Britani, ka ngritur kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm, njoftoi policia bregdetare e North Yorkshire. Familja, kishte vendosur tendën e pushimit në një zonë të njohur për rrëshqitjen e dherave. Oficerët e shpëtimit dhe rojet bregdetare, sapo mësuan mbi ngjarjen u drejtuan menjëherë për në zonë.

Këtë herë, ata u mjaftuan vetëm me një këshillë për familjen, e cila e mirëpriti sugjerimin e policëve.

Raportohet se familja ka shkelur dhe rregullat anti-COVID, pasi një pjesë e vendit ndodhet në karantinë dhe lëvizjet bëhen vetëm në orare të përcaktuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb