Albania

Po pengohen negociatat nga Bullgaria? Varhelyi: Po punojmë edhe pas kuintave! Rama: Është çështje e brendshme e BE, ne i kemi bërë detyrat

I pyetur nëse do të jetë Bullgaria ajo që do të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një datë për hapjen e negociatave, komisioneri Varhelyi tha se po punohet edhe pas kuintave.

Ashtu siç e thashë ky është muaj kritik. Ne po punojmë fort edhe në këto momente prapa kuintave që të gjejmë zgjedhje. Presidenca e BE-së është e angazhuar për të gjetur zgjidhje, po ashtu është ende herët për të thënë se çdo të ndodhë. Ne duam që kjo të ndodhë“, u shpreh ai.

Ndërkohë që Kryeministri Rama deklaroi se kjo tashmë është një ccështje vetëm në dorë të vendeve anëtare dhe ata e kanë vendimin.

Përgjigja ime mbetet po ajo që ka qenë. Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësojmë. Nuk i bëjmë se na i kërkojnë kryeqytetet e Evropës por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Këshilli Evropian ka pasur arsyet e vetme që nuk ka lidhje me ne dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot fatmirësisht është pranuar që kjo nuk lidhet me ne. Ka një ngërç të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sigurisht që kërkohet që të zgjidhet ky ngërç për të avancuar procesi. Ne nuk kemi asnjë arsye për të thënë se ne po sakrifikohemi. Ka një pyetje legjitime se deri kur zgjat kjo histori. Por kësaj pyetje nuk po ia kërkojmë përgjigjen sot. Të presim mbledhjen e Këshillit, të shikojmë se si do shkojnë gjërat“, tha Rama.

o.j/dita

Football news:

Scotland coach Clarke: There were a lot of good moments during the group stage, but no points scored
England are the most boring group winners in history. Two goals were enough! And at the World Cup, the Italians once became the first even with one
Dalic - to the fans after reaching the Euro playoffs: You are our strength, and we will be your pride
Modric became the youngest and oldest goalscorer in Croatia at the Euro
Czech Republic coach Shilgava: We came out of the group and fought with England for the first place. We got what we wanted
Gareth Southgate: England wanted to win the group and continue to play at Wembley-and it succeeded
Luka Modric: When Croatia plays like this, we are dangerous for everyone