Një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale për shkak të shkeljes së masave anti-Covid, ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani e cila zgjodhi t’i bashkohet festës së vipave me rastin e ditëlindjes së Besard Kallakut.
Mjaft qytetarë i kanë shprehur asaj indinjatën në rrjetet sociale duke i kujtuar se personazhet publike duhet të jenë promotorët e parë të zbatimit të rregullave në mënyrë që sensibilizimi i qytetarëve të jetë sa më i madh.
Reagimet e shumta kanë ardhur fill pas komentit shpërfillës të Osmanit ndaj kritikave të cilat i quajti “Polemika të kota”.
Ndërkohë, qytetarët i kanë kërkuar Osmanit që minimumi duhet të kërkonte ndjesë për sjelljen e saj duke i kujtuar se nuk mund të japë leksione përderisa vetë nuk jep shembullin personal për respektimin e ligjeve të shtetit.
Deri më tani, Osmani ka zgjedhur të mos kërkojë ndjesë publike duke vijuar normalisht aktivitetin e saj. (TemA)