Albania

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave  

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen  mbërriti në këto momente në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia e mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare nga banda frymore e Gardës së Republikës, Rama dhe der Leyen parakaluan në tapetin e kuq para delegacioneve respektive.

Ndërkohë në vijim, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë.

Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Para nisjes së vizitës në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian deklaron se “sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku. Duke investuar në mënyrë strategjike. Duke u dhënë mundësi të rinjve tanë”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Sulscher on Rashford's social activities: Now he should prioritize football
The Prince of Cambodia refused to acquire Saint-Etienne
Dani Alves: If Barcelona thinks they need me, it's a matter of one call. I can still be useful
Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free
Tuchel about Newcastle: A new contender for the title. The Premier League is the most difficult league in the world, and it is getting more and more difficult