Albania

Prezantohet masterplani i Portit të Durrësit. Do investohen 2 miliardë euro! Projekti i ndarë në 5 faza, në 4-5 vite do ketë përfunduar

Kryeministri Edi Rama ndodhen në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro.

Ky investim tha Rama do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar dhe do të nxisë efektin ekonomik zinxhir në bregdetin shqiptar. Porti turistik i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe.

Ai tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 4-5 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë duke dëshmuar fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet.

Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar. Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjini“, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se sot bëhet realitet ëndrra disa vjeçare e krijimit të këtij porti në pikën kryesore turistike dhe nxitje të ekonomisë. Ai tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 4-5 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë duke dëshmuar fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet.

Midis një ëndrre që ti e shikon me sy hapur dhe realizimit të saj është një det i tërë ku duhet të përballosh të gjithë dallgët, befasitë dhe zhgënjimet, një ditë të bukur ëndrra bëhen më e afërt dhe e mundshme.

Ky ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë tani më, që i hapi rrugë këtij projekti. Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë.

Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Dallimin mes ëndrrës dhe realiste e bën data e projektit, sot kemi një projekt dhe një afat, pra ne kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformim të që saj kemi ëndërruar në një realitet të prekshme.

Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 4-5 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet“, tha Rama

o.j/dita

Football news:

Salomon Rondon: Thank you for everything, WEB Arena. It was reported that CSKA is unlikely to buy the forward
Messi has failed to score for Madrid in the league for the first time in 15 years
Tuchel on the Champions League final: Chelsea are aware that they can beat Man City
Klopp on the top 4: It's not impossible, but it's difficult. Liverpool will try
Tiago Alcantara: Liverpool are fighting for a little miracle. It is always a pleasure to score and help the team
Manchester United missed out on a £ 200m deal. The sponsor is concerned about the conflict of fans with the Glazers
Troyes advanced to Ligue 1, winning the second division. The club belongs to the Man City holding