Albania

Programi i ri i Certifikimit/ Ja sa kredite duhet të fitojnë punonjësit e shëndetësisë!

Certifikimi i punonjësve të shëndetësisë në procesin e edukimit në vazhdim nuk do të zhvillohet më me cikle kohore 4-vjeçare, sikundër ka ndodhur në dy programet e realizuara deri më tani. Sigurimi i krediteve të përcaktuara për secilin profesionist do të jetë mbi bazën e cikleve individuale.

Në vendimin e fundit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të certifikimit për profesionistët e shëndetësisë, saktësohet se këta të fundit: “Duhet të përmbushin kushtet e certifikimit të dijeve të tyre në cikël individual që përputhet me afatin kohor të licencimit, brenda të cilit çdo profesionist duhet të sigurojë numrin e krediteve të përcaktuara”.

Profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit janë: mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, qofshin këta shtetas shqiptarë dhe të huaj që ofrojnë shërbime shëndetësore në vendin tonë sipas legjislacionit në fuqi, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore. Nuk përfshihen në program profesionistët që punojnë në administratë.

Kreditet që duhen për të “mbrojtur” vendet e punës

Vendimi ka tashmë të përcaktuar edhe numrin e ri të krediteve që duhet të sigurojnë të gjithë këta profesionistë për të vijuar ushtrimin e profesionit të tyre, si në strukturat shëndetësore publike, ashtu dhe ato private. “Konkretisht brenda një cikli individual, mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 150 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 75 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 50 kredite”, detajohet në vendimin e zbardhur dje në Fletoren Zyrtare.

Sipas kushteve të përcaktuara, kreditet e përfituara nga aktivitete të edukimit në vazhdim të lidhura drejtpërdrejt me specialitetin e profesionistit duhet të përbëjnë të paktën 50 për qind të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti. Ndërsa kreditet e përfituara nga aktivitete të vetëraportuara do të përllogariten deri në 20 për qind të numrit të përgjithshëm të krediteve të raportuara nga profesionisti. Numri vjetor minimal i detyrueshëm i krediteve të edukimit në vazhdim për mjekët është 10 kredite, për farmacistët, ndihmësfarmacistët dhe stomatologët 5 kredite. Pjesa tjetër e krediteve të nevojshme përcaktohet nga zgjedhja e lirë e profesionistit, në bazë të nevojave individuale.

Autoritetet e shëndetësisë sqarojnë se profesionisti i shëndetësisë nxitet ta planifikojë vetë pjesëmarrjen në aktivitete të edukimit në vazhdim, bazuar në qëllimin e praktikës së tij profesionale, nevojat e identifikuara dhe kompetencat e dëshiruara. Profesionisti zgjedh ato aktivitete që bazohen në nevojat e perceptuara nga ai vetë, si dhe në ato që janë identifikuar nga vlerësime të tjera. Në çdo rast, aktiviteti i edukimit në vazhdim duhet të ketë lidhje me specialitetin, rolin profesional dhe përgjegjësitë që ka profesionisti në pozicionin aktual të punës. Gjithahshtu, bëhet e ditur se rofesionisti duhet të jetë i angazhuar për të ruajtur profesionalizmin gjatë gjithë kohës së ushtrimit të profesionit dhe në kujdesin që ofron, përmes përmirësimit të vazhdueshëm. Profesionisti nxitet ta integrojë procesin individual të të mësuarit në atë të ekipit me të cilin punon, grupe të kolegëve apo komunitetin e gjerë. Nga ana tjetër profesionistit të shëndetësisë duhet t’i krijohen mundësitë dhe kushtet e përshtatshme nga strukturat dhe institucionet shëndetësore në të cilat ushtrojnë profesionin e tyre për ndjekjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim.

Kur profesionisti merr pjesë në një aktivitet të edukimit në vazhdim të akredituar paraprakisht nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, atëherë raportimi i krediteve përkatëse është përgjegjësi e ofruesit të aktivitetit, i cili duhet të dorëzojë pranë kësaj qendre-së listën e pjesëmarrësve në aktivitet. Regjistrimi i krediteve bëhet nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim në dosjet individuale elektronike të të gjithë pjesëmarrësve. Në rastet kur profesionisti ka marrë pjesë si lektor në një aktivitet të edukimit me kohëzgjatje më pak se një javë, atëherë kreditet që regjistrohen, përllogariten në bazë të kohëzgjatjes së aktivitetit dhe kriterit 1 orë, 2 kredite. Ndërsa në rastet kur profesionisti ka marrë pjesë si lektor në aktivitet me kohëzgjatje më shumë se një javë, atëherë kreditet që regjistrohen, përllogariten në bazë të kohëzgjatjes së leksioneve të kryera nga lektori dhe kriterit 1 orë x 2 kredite. Regjistrimi i krediteve nga aktivitete të edukimit në vazhdim të akredituara paraprakisht nga institucione të tjera, përveç Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, bëhen pas kërkesës së profesionistit për njohjen dhe regjistrimin e këtyre krediteve në Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Dokumentet që duhet të paraqiten janë: programi i aktivitetit dhe certifikata e ndjekjes ose diploma e përfituar prej tij me numrin përkatës të krediteve.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it