Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Programi Kombëtar i Arteve dhe Zejeve nga viti që vjen shtrihet në të gjitha shkollat


TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u shndërrua sot në një panair modest arti, organizuar nga shkollat artistike në vend.

Kryeministri Edi Rama e vizitoi sot këtë panair arti, ku bëri të ditur se vitin e ardhshëm një program kombëtar i arteve dhe zejeve do të shtrihet në të gjithë sistemin e shkollës.

“Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Unicef, Ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, po koordinon me ministritë e institucionet publike, punën për Programin Kombëtar të Arteve dhe Zejeve, që do të jetë duke nisur prej vitit të ardhshëm një hapësirë e re, gjithëpërfshirëse për nxënësit e të gjitha moshave në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të kenë festivalet, ekspozitat, konkurset dhe çmimet e tyre, në nivel vendor e kombëtar”, deklaroi kryeministri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.