Albania

Projektet e përbashkëta në arsim, Kushi takon ambasadorin Bucci

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi priti sot, në zyrën e saj, në një takim pune ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Gjatë takimit, është diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e arsimit si dhe intensifikimin e projekteve të përbashkëta shqiptaro-italiane, në drejtim të arsimit, sportit dhe shkencës.

“Folëm gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të marrëveshjeve dypalëshe në fushën e arsimit dhe nevojën për të shtuar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta mes dy vendeve tona”, u shpreh ministrja Kushi.

Ambasada italiane në Tiranë duke përcjellë njoftimin për takimin e ambasadorit Fabrizio Bucci me ministren e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se në qendër të takimit ishte strategjia 2021-2026 me vëmendje të veçantë kushtuar mësimdhënies së gjuhës italiane dhe puna e përbashkët drejt arritjes së marrëveshjes së re për njohjen reciproke të diplomave universitare.

Rritja e projekteve dhe iniciativave me interes të ndërsjelltë është në fokus të partneritetit strategjik me shtetin fqinj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Rüdiger is ready to move to Bayern. He wants to receive more than 10 million euros a year
Ashraf Hakimi: Playing with Messi is a dream. He is simple-minded, taciturn, I was amazed by his behavior
Koeman will not be fired in the next few days. The key matches will be 3-with Levante, Benfica and Atletico
Gerard Pique: Barca has 5 games with a two-day rest. Champions League, match with Atletico. We are people
Sulscher on Ronaldo: His discipline has affected the Manchester United players. He knows that he will not go out in every match
Donnarumma is unhappy at PSG, he wants to play more often. Messi, Neymar and other Latin Americans support Navas
Cavani has recovered from the injury. Manchester United forward has not played for almost a month