Deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza në parlament duke deklaruar se brenda grupit parlamentar të PS ka oligarkë. Ai thotë se nuk hetohet pasuria e individëve pjesë e parlamentit ndërsa në krye të institucioneve janë individë që kanë frikë nga e shkuara, intimidojnë dhe belbëzojnë.

Ai thotë se ka qenë tifoz me Trump-in, por nëse Bidenit i bëhet aleate dhe BE për dekretin e fundit ku përfshinte edhe Shqipërinë, do bëhet tifoz i tij përjetë që zyrtarët e përfshirë në korrupsion mos kenë vrimë miu ku të futen.

Murrizi thotë se ndërkohë që zyrtarë e ish-zyrtarë kanë vila nga 10 milion euro në Palasë, Gjir të Lalzit apo Kondrën e Diellit, ata nuk hetohen për pasuri të paligjshme ende, edhe pse shqiptarët  i dinë dhe i shohin ditë për ditë.

‘’I ka sekuestruar ky i Mehmet Elezit pasurinë. Të kem unë kompleks që pas 5-10 vitesh të them pas 10 vitesh kam qenë deputet i PD. Pse nuk merren nën hetim këta individë ordinerë, një e çojnë në KPA, tjetrin jo. Ja heqin dhe këtë Maksutin, për shtëpinë, babai i ka vdekur ndërkohë. Kësaj që i ka ikur burri nga Vettingu, anëtar i KÇK-së thoshte, Lungomare apo Lungomushka, gruaja i konfirmohet.

Antoneta Sevdari iku nga Vettingu, Guri Braimllari iku nga Vettingu. A i heton ky, ka frikë, kanë imunitet, opingat e sheros. Po u fut vepër penale ‘non grata’ sa vende bosh do happen. Do e kalojë lista 35-ën. S’keni këllqe ju, keni futur tek dekriminalizimi gijotinë deportimin.

Deportimi është s’të marr se më bën pis. Nuk të thërret në dasëm. Ju fusni këtë, këtë se fusni. Pse? Kush ju lë ta fusni? Ju keni grup oligarkësh brenga grupit parlamentar. Kaq e vështirë është, shqiptarët i shohin, për çdo ditë ndeshen me hajdutllikun, babëzinë, hipokrizinë, deputetët, ministrat, drejtorët i përplasin çdo ditë. Nuk duke vilat tek Kodrat e Diellit, Palasë, Gjir të Lalzit. Po thonë jetojmë në Elbasan. Vila 10 milion euro një që ka pasur rrogë 38 mijë lekë. Na fyeni dhe injorancën le më inteligjencën. Ca ustallarë 7 hale hodhën për macet. Këta si hetove, por çfarë hetove.

Ça do të pyesi, kush, unë shpresoj shumë dhe e kam thënë, kam qenë tifoz me Trump shumë, por nëse Biden do i bëhet në dekretin e tij aleat edhe BE, do të bëj tifoz sa të jem gjallë që këta mos dijnë ku të hyjnë. Në heshtje intimidojnë, belbëzojnë, kanë frikë, turpërohen nga karriera e tyre. Karriera e tyre kur jemi gjallë ne. Ne këtu, këta duan të hedhin hi syve, pse se kamufluan. ‘’- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb