Albania

Pse Universitetet janë mbyllur dhe baret janë hapur? Kur do të hapen ata? Përgjigjet kryeministri Rama

A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë? Kësaj pyetje kryeministri Edi Rama nuk i dha dot një përgjigje para studentëve, në takimin e portalit studentor.

Ai tha se është shumë herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës dhe deri më tani jemi hasur me vendimmarrje të momentit të fundit.

“Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, u shpreh Rama.

A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ?

Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

Çfarë është bërë mirë e çfarë është bërë keq në këto 8 vite?

7 vite e 2 muaj, se çdo muaj është muaj pune e cdo muaj mund të bëhet më shumë. Kemi ndryshuar trajektoren në sensin e të ardhmes, është një kantier i hapur, nëse e krahasojmë me ku ishim s’ka krahasim për mirë. Nuk jemi aty ku duam, ndaj duhet të punojmë ende me vullnet e durim.

Gjatë diskutimeve, bëhet e njëjta pyetje, pse baret janë hapur dhe universitet është mbyllur?

Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dh eështë vepruar kështu. Universtietet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur. Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm.

j.l./ dita

Football news:

Brother Chalova moved to the Serbian Subotica
Barcelona will not sign Garcia in the winter due to financial problems
Rodgers on the draw with Everton: It was unlucky that Leicester did not score the second goal
Ancelotti on 1-1 with Leicester: I don't remember Hames scoring with a right before
Andrea Pirlo: In my 1st season at Juve, we were behind Milan, but we took the title. Everything depends on us
The judge made two mistakes. De Gea was pushed and there was no foul on our cancelled-out goal. Solskjaer on the loss to Sheffield
Maguire on the defeat to Sheffield Wednesday: We gave the opponent two goals, we didn't play at the level we expected