Albania

Publikohet protokolli i masave antikovid për procesin zgjedhor/ Maskat të detyrueshme

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Këtë të diel shqiptarët do i drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë miratuar një protokoll lidhur me masat antikovid gjatë procesit të votimit dhe ditës së zgjedhjeve.

Në protokollin e masave antikovid janë përcaktuar masat se si votuesit, komisionierët dhe vëzhguesit do të sillen.

Në të gjitha rastet është e detyrueshme të mbahet maska.

Sallat ku do të jenë qendrat e votimit

Sallat ku do të kryhet procesi i votimit duhet të jenë në katin e parë të çdo ndërtese dhe të pajisura me dritare për ajrosje. Salla duhet të jetë e pajisur me dalje të veçanta për të mundësuar distancimin fizik të votuesve.

Po ashtu në hyrje të qendrës së votimit duhet të jenë vendosur shenjat dalluese në mënyrë të dukshme për orientimin e votuesve lidhur me masat kundër COVID-19. Duhet të ketë dezinfektantë për duart. Kutitë e votimit duhet të vendosën 2 m larg nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta nga njëra-tjetra.

Sipas protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe që i është dërguar KQZ, ambientet e qendrave të votimit duhet të dezinfektohen një ditë para procesit të votimit si edhe gjatë procesit në interval të caktuara. Në hyrje të qendrave do të jetë një person i cili do të kontrollojë qytetarët për zbatimin e masave anti-COVID. Po ashtu anëtarët e komisionit të qendrave të votimit duhet të qëndrojnë 1.5 m larg njëri-tjetrit dhe do të plotësojnë një formular vetëdeklarimi se nuk kanë shenja të Covid.

Veprimet në qendrat e votimit/Vendosja e Komisioni të zgjedhjeve dhe vëzhguesve

Ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, anëtarët e Komisionit të Qendrave të Votimit si dhe vëzhguesit e akredituar duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës që janë ën ambientet e sallës së votimit.

Përpara futjes në qendrën e votimit, anëtarët e KQV dhe vëzhguesi duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të lidhura me shenjat e COVID-19, të bëjnë dezinfektimin e duarve dhe të kenë vendosur maska.

Në sallën e votimit nuk lejohet prania e më shumë votuesve se sa numri i dhomave të fshehta për votim, plus 2 persona.

Lëvizja e votuesve në qendrat e votimit

Përpara qendrave të votimit nuk duhet të ketë grumbullime personat që presin për të votuar duhet të ruajnë distancë fizike 1.5 metra.

Gjatë kohës së pritjes votuesit duhet detyrimisht që në hyrje të qendrës së votimit të dezinfektojnë duart dhe të mbajnë maskë.

Në hyrje të qendrës së votimit caktohet nga administrator i QV një punonjës u cili siguron që zgjedhësit në pritje për të votua të qëndrojnë në rresht të respektojnë distancën 1.5 m; u shpjegon votuesve për mënyrën e hyrjes dhe kufizon lëvizjet e panevojshme në qendrën e votimit ; siguron që votuesit të jenë të pajisur me maskë.

Votuesi i cili përfundon procesin e votimit, duhet të vijojë të mbajë një distancë prej 1.5 m me votuesit .

Çdo person tjetër i autorizuar që hyn në qendrën e votimit detyrimisht duhet të plotësojë kërkesat e protokollit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar has extended his contract with PSG until 2025
Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG