KOSOVE

Majk vazhdon të jetë reperi që për çdo lëvizje të tij flitet në rrjete sociale. Sikurse jeta private, por edhe ajo profesionale komentohen tej mase, ndërsa shpesh ai di të bëhet edhe temë në faqet rozë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Majk ka shpërndarë një fotografi, teksa më pas e ka fshirë. Reperi u pa i ndaluar me makinën e tij nga Policia e Kosovës, ndërsa arsyen e ndalimit nuk e ka bërë të ditur për publikun.

Rreth tij gjendeshin tre policë, kurse Majk shihej tek dera e makinës duke biseduar me ta. Pak çaste më vonë artisti shqiptar zgjodhi ta fshijë fotografinë, duke mos dhënë detaje të mëtejeshme.

Fansat më pas aluduan se një skenë e tillë, ndoshta është edhe pjesë e xhirimeve të ndonjë klipi të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb