Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se qëlloi me armë në ajër.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra tha për ‘BalkanWeb’ se nuk dihet nëse ka pasur një konflikt.
Burime bëjnë me dije se nuk ka patur një konflikt ndërsa për personin në fjalë tregojnë se është problematik dhe një emër i njohur nga policia.

Menjëherë pas sinjalit, policia ka shkuar drejt vendngjarjes ndërsa mësohet se i riu është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme procedurale. 35-vjeçarit i është sekuestruar edhe arma me të cilën ka qëlluar. Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë çuar këtë shtetas të qëllojë në ajër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb