Albania

Qendra urbane, furnizim 24 orë me ujë të pijshëm brenda vitit 2022

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Qendrat urbane do të furnizohen 24 orë me ujë brenda fundit të vitit 2022.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Beratit tha sot se pas qendrave urbane, investimet do fokusohen tek zonat rurale. Kryeministri Edi Rama e cilësoi një sfidë problemin e furnizimit me ujë. Ai garantoi se Tirana do furnizohet me ujë brenda fundit të vitit 2020, edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se kjo arrihet në mesin e vitit 2023.

“Ka shumë njerëz që me të drejtë thonë se akoma diskutohet për ujë. S’mund të diskutohet për ujë në vitin 2021. Kjo e ujit u bë një odise e pashembullt për shumë e shumë vite. Ndryshimi demografik bombastik i ndodhur në vendin tonë pas vitit ’90, ku qytete të tëra u rritën me shpejtësi të madhe nga pikëpamja e popullatës dhe rrjeti infrastrukturor i furnizimit me ujë nuk ishte për këto përmasa që kanë sot qytetet. Nevojat për ujë e energji u rritën shumë dhe faktikisht sistemet dolën jashtë loje. Nga këto nevoja të rritura nisi masakra e ndërhyrjeve të paligjshme në sistem. Uji është malli më i vjedhur në Shqipërinë e viteve pas rënies së komunizmit, së bashku me energjinë, por që tanimë tek energjia kemi një tjetër situatë”,- tha Rama.

“Ne sistemuam fillimisht të gjithë atë mal me dokumente. Llogariteni që Shqipëria me paratë e donatorëve të ndryshëm apo edhe me paratë e taksave, institucioneve që kanë marrë pjesë, ka pasur 23 strategji kombëtare dhe mbi 70 dokumente strategjike për ujin, pra 1 strategji kombëtare në vit, ose mund të ketë pasur më shumë se një një vit dhe më pas pa strategji disa vite. Por më lejoni t’ju them, se qoftë Berati, qoftë qendrat e tjera urbane deri në fund të vitit 2022 do të kenë ujë 24 orë. Tirana është sfida më e madhe, aty numrat e popullsisë kanë ndryshimin më të madh, të jashtëzakonshëm, por unë them se fundi i 2022 do jetë afati për të arritur dhe në Tiranë furnizimin me ujë 24 orë. Kryebashkiaku i  Tiranës thotë mesi i 2023. Për pjesën rurale puna do vijojë për zona më të vogla. Në qendrat urbane, do ketë ujë 24 orë brenda fundit të vitit 2022”,- përfundoi Rama.

Duke folur për situatën në Berat, kryebashkiaku Ervin Demo nënvizoi se qeveria shqiptare ka investuar në rrjetin e furnizimit me ujë në Berat në këto dhjetë vite si asnjëherë më parë.

“Në fakt ne para pak ditësh filluam investimin shumë të madh në Berat, i cili i jep një zgjidhje një pjese të madhe zonave informale, që kap vlerën 5 milionë dollarë. Investimet nisin nga fshati Lapardha 1, Orizaj, Otllak, dhe shtrihen deri tek fshatit Duhanas, zonat me dendësi më të lartë të banorëve në Bashkinë e Beratit. Investimi do garantojë një rrjet të ri të furnizimit me ujë dhe mbi të gjitha ujë të pijshëm dhe me cilësi tek këto zona”,- tha Demo.

“Mos harrojmë që në Bashkinë e Beratit po përfundojmë investimin në rajonin 1, një nga tre rajonet më të mëdha. Investimi po realizohet falë bashkëpunimit mes KfW gjermane dhe qeverisë shqiptare. Ky investim përfshin jo vetëm një rrjet të ri të furnizimit me ujë, që ishte krejtësisht i amortizuar, pasi për herë të fundit ishte vënë dorë në vitin 1960, por parashikon dhe rikualifikimin e kanalizimeve. Për rajonin 2 dhe 3 ka përfunduar, dhe ne besojmë se do të arrijmë tre objektivat madhore në Bashkinë e Beratit, jo vetëm të furnizimit me  24 orë ujë për një pjesë të mirë të vitit, por dhe të garantojmë cilësi më të mirë të ujit, por dhe rritjen e performancës së SHA e Beratit, që është një nga tre kompanitë me performancën më të lartë në vend. Ne vlerësojmë se me përfundimin e këtyre investimeve, do ketë ndryshim rrënjësor në menaxhimin e SHA dhe falë rritjes së të ardhurave, për shkak të rritjes së abonentëve dhe mendojmë se brenda 2-3 viteve do të kemi furnizim me ujë 24 orë në të gjithë Beratin”,- the Demo, i cili garantoi se në përfundim të investimeve në rrjetin e ujësjellësit do kthehet qasja tek kanalizimet. Demo kujtoi se në dhjetë vitet e fundit falë vëmendjes së qeverisë në Berat është investuar si asnjëherë në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Presnel Kimpembe: It will be a huge achievement to knock out Bayern, because they is the best team in Europe
Mauricio Pochettino: Bayern are the best club in the world at the moment. Anything can happen
Gagarin was very fond of sports: he played water polo, hockey, volleyball and more
Ibrahimovic broke the anti-bullying rules. He had lunch with Abate and two other people at the restaurant
Thomas Tuchel: Probably, Porto is easier in some ways - they have a clear task, three goals. Chelsea may find themselves in an unenviable position
Son Heung-min was subjected to racist abuse after the match with Manchester United
Sonny is lucky that his father is better than Ole. Mourinho and Solskjaer cut down due to the fall of Son