Albania

Qytetërimi në provë të vështirë. Edhe ne si shqiptarë

Nga Alba Malltezi

Duam të masim vërtetë nivelin tonë të qytetarisë? Secili prej nesh mund ta provojë duke pasur përballë kundërshtarë dhe provokues që të thonë fjalët më lënduese e ofenduese që mund të mendohen.

Për shumë nga ne nuk reziston gjatë provokimi, debati: që në kundërshtimin e parë,  që në prekjen e parë të egos sonë, acarohet biseda. Reagimi? I kërkohet adresa kundërshtarit: Ma trego pak ku e ke shtëpinë?

Pastaj nisin paralajmërimet: Do ta shohësh çfarë do të të bëj! Pastaj kërcënimi fizik: Do të të zhduk, do të të vras, do të të shfaros… dhe epitete e sharje nga më të paimagjinueshmet.

Por deri në fjalë, gjërat mbeten ende në nivelet e njerëzve të qytetëruar, të cilët mund të zgjidhin të pazgjidhshmen në gjykatë.

Deri këtu kemi të bëjmë me qytetërim, të ndërtuar dalë nga dalë me sakrificën e njerëzve të ndritur të botës së lirë. Problemi qëndron se dikush beson fjalët, mërzitet, dhe pastaj vret me të vërtetë. Në Francë vranë përsëri sot.

Loja me fjalët në epokën e mass mediave dhe rrjeteve sociale nuk është e kollajtë. Impulset, instiktet, veprimet janë qindrafishuar dhe jo çdo qytetërim është i përgatitur të frenojë një shpejtësi marramendëse efekti dhe shpërndarje.

Pastaj njerëzit nuk ushqehen nga i njëjti informacion, kulturë, ligj e zakon. Globalizmi ka afruar tepër afër të kundërtat e që të kudërtat të qëndrojnë bashkë mirë, lypset shumë dashuri e tolerancë.

Kujdes me fjalën në erën e rrjeteve sociale. Edhe në Shqipëri miq. Fjala e keqe vret vërtetë, nuk është shaka.

Në debatin mes gazetarit Mustafa Nano dhe profesor Bujar Kapexhiut rreth komentit të ngjarjeve të rënda në Francë mbi karikaturat e Charlie Hebdo dhe vrasjen e mësuesit, ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte.

Profesor Bujari tha: Unë të vras po më ofendove gjënë e shenjtë! Të gjithë e dimë që Profesor Bujari nuk vret, por asnjë nga ne nuk ka garancinë se nuk vrasin ata që si profesor Bujari nuk janë.

Kemi vuajtur shumë për lirinë e fjalës dhe të mendimit dhe duhet të jemi krenarë që mund ta thotë lirshëm atë çdo kundërshtar, pavarësisht na pëlqen apo jo. Harrojmë se njerëzit e inatosur, ata që shpifin dhe shajnë, nuk e kanë problemin me kë shajnë apo ofendojnë; shpesh ata nxjerrin në dritë të fshehta të vetes, tregojnë para gjithë botës se si janë.

Mos e shikojmë si sulm verbal personal, e shohim si një mundësi për të njohur sa më mirë njerëzit, e për të qëndruar me kë është pranë zhvillimit, botëkuptimit tonë.

Për shembull artistët, mendimtarët kanë provokuar gjithnjë njerëzimin dhe fjalët e tyre kanë prodhuar skandal, por edhe për këtë arsye qytetërimi është zhvilluar shkallë-shkallë duke rritur durimin dhe tolerancën, duke bërë gjigande e të mbrojtur me ligje dhe institucione atë të çmuarën kohë që ndan çastin mes një kërcënimi dhe një veprimi real vrasjeje, shuarje jete.

Kujdes! Në kohën e rrjeteve sociale fjala e keqe ka shkurtuar kohën e reflektimit dhe ka rritur kohën e reagimit impulsiv dhe veprimit të keq. Uroj të mos futet në këtë ferr asnjë shqiptar.

Football news:

Nani: the Fans love Bruno. He is not afraid to take risks and only thinks about the success of Manchester United
Zidane on Maradona's death: a Huge loss for the world at large. He was unique
22 teams will participate in the FIFA Arab Cup. The tournament will be held in 2021
Ronaldinho on Maradona: Rest in peace, my idol. Wizard of wizards!
For the first time in 17 years, Liverpool did not score a goal in a home Champions League game
Villas-Boas suggested that in memory of Maradona to withdraw the 10th number from circulation in all teams
Vatican on Maradona: the Pope remembers him in prayer and remembers their meetings with love