Albania

Ra ky Covid e u pamë!

Nga Anisa Bahiti

Dikur Kadareja shkruajti: ”Ra ky mort e u pamë”, që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe askujt nuk i shkonte ndër mend,  që  do vinte një dite dhe ato fjalë  do riktheheshin në moto politike dhe jetësore të një vendi.

Ra Covidi dhe mësuam disa gjera. Mësuam se  nuk kemi sistem shëndetësor ose e kemi shumë të keq,  as të specializuar dhe as parësor fatkeqësisht.

Ra Covidi dhe kuptuam,  që  të  shpëtosh kur sëmuresh rëndë duhet të jesh pasanik e të shkosh diku jashtë.

Ra Covidi dhe kuptuam që sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk ekziston,  as si fasadë  dhe as si treg. Ra Covidi dhe kuptuam çfarë gjëme i kemi bërë Shqipërisë me mjekë dhe infermierë “të prodhuar” te Kristali apo simotrat.

Ra Covidi dhe kuptuam që rregulli i vetëm është të lashë duart, të rrish larg dhe të  vendosësh  maskën , këtë na e thonë profesorët e mëdhenj që kanë bërë  nga 15 vite shkollë. Në fakt s’ka nevojë,  i dinim këto gjëra që fëmijë!

Ra Covidi dhe pamë  që politikanët sillen si mjekë dhe mjekët si politikanë!

Ra Covidi dhe pamë të  ikin nga kjo botë të rinj e  të moshuar, por më e keqa është  se askush nuk flet më  për sëmundjet e tjera, të cilat janë me shumicë.

Ra Covidi dhe pamë konspiracionistët që na thonë se “lakuriqin kinez” na e hodhën ata që duan të vendosin  mikroçip dhe na e fusin virusin nga hunda.  Fantazia është e shfrenuar dhe vetëm ata që shohin filma fantastiko-shkencor mund ta përballojnë.

Ra Covidi dhe pamë,  që s’ngeli “budalla facebook-u” pa u bërë shkencëtar e s’ngeli shkencëtar pa u bërë “facebook-ist”.

Do ta kujtojmë këtë epokë si një epokë shumë  të  dhimbshme të jetës sonë, e mbi të gjitha t’i themi prindërve tanë,  që mendonin se në 2020-ën  njerëzit do të bënin pushime në  hënë, por në të  vërtetë janë “ngujuar”  në  shtëpi, duke mbuluar fytyrat nga frika e lakuriqit misterioz, që na thonë se është kinez.

Gjithçka mund të thuash,  por  këtë shtetësinë dhe kombësinë e lakuriqit nuk e kuptojmë nga e gjetën!

Football news:

Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there
Pioli on 4:2 with Celtic: Milan did not lose their head at 0:2 and continued to play as a team
Messi will be at PSG next year. RMC Sport journalist on Barca forward
Suarez passed a negative test for coronavirus and will return to the General group of Atletico tomorrow
Chelsea are ready to sell Ruediger and Tomori in the winter. The German was Interested in Barcelona
Çalhanoğlu for 7 years has scored 18 goals from free-kicks. Only Messi (36) has more players in the top 5 European leagues