Albania

Rama: Aspekti ushtarak i Serbisë teatralitet, pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Kryeminisitri Edi Rama deklaroi sot se Kosova e ka fituar luftën 20 vite më parë por sot ajo duhet të fitojë paqen.

Gjatë një interviste në një studio televizive, kryeministri Rama duke folur për situatën e krijuar prej disa ditësh në veri të Kosovës, tha se Kosova ka të drejtë dhe se çështja duhet zgjidhur me dialog dhe se të gjithë po kërkojnë që situata të ç’tensionohet nga trupat ushtarakë, nga të dyja palët.

“Është një reagim disproporcional (i Serbisë) dhe akoma më disproporcionale është shfaqja teatrale që bëhet në anën tjetër me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë çfarë bëjnë aty veçse nxisin serbët brenda kufirit duke i inspiruar në drejtim të gabuar. Aspekti ushtarak i Serbisë është teatralitet sepse Kosova nuk është shtet pa zot dhe pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri Rama deklaroi se aleatët më të rëndësishëm i ka në krah Kosova dhe nuk i ka Serbia.

Sipas kryeministrit Rama, aleatët më të fuqishëm si SHBA e BE që u bënë bashkë në sulmin për të çliruar Kosovën nuk mund të injorohen, por duhen dëgjuar.

“Pa ata, kjo nuk shkon para. Ata duhen dëgjuar e me ata duhet konsultuar”, tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se Serbia duhet të kërkojë falje dhe se nisma “Ballkani i hapur” ndalon riprodhimin e historisë.

“Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen. Do e kërkojë duke qëndruar ne në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, “Ballkani i hapur” e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi.

“Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqënies së njerëzve. “Ballkani i hapur” është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him