Albania

Rama u përgjigjet naftetëtareve të Ballshit: Të dashura motra, e vetmja pengesë është greva juaj. Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur grave naftëtare që prej gati dy javësh janë futur në grevë urie.

Rama thotë se askush nuk i kërkon të dorëzohen por shton se e vetmja pengesë mes tyre është greva e urisë. Ai thotë se nëse do të mbyllin grevën e urisë, do të jetë menjëherë aty për të folur për hallin e tyre.

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!“, shprehet Rama.

O.J/DITA

Football news:

Ferran Torres scored for Manchester City in the Premier League for the first time. He scored a hat-trick against Germany last week
Marez scored a hat-trick for the first time since 2015. The Manchester City midfielder has scored three times for Burnley
Klopp to the Premier League broadcaster about Milner's injury: What a surprise. Congratulations. Playing on Wednesday and then on Saturday at 12:30 is very dangerous for players
Manchester United faces a fine of up to 15 million pounds if the club pays hackers
Levandowski has 70 goals in 61 games for the club since the start of last season. Ronaldo and Immobile have 46 goals each
Klopp's 1-1 draw with Brighton: a Difficult period for Liverpool. Proud of the lads
Jay-Z is now a partner at Leeds. This was marked by the coolest graffiti artist who drew Rashford and Klopp