Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ramazan Bogdani një arkiv e rëndësishme e kulturës shqiptare…

Prof. dr. Bardhosh Gaçe

Ramazan Bogdani, një emër i njohur në kulturën shqiptare në dimensionet e hapura dhe të epërme të saj është lindur në Tiranë në vitin 1934. I shkolluar në studime të plota dhe universitare të shkencave filologjike, dijet, përvojën dhe talentin e tij prej studiuesi, hulumtuesi dhe gjurmuesi të kulturës në përgjithësi, ai e vuri në shërbimin e krijimit të një arkivi, shkrimin, redaktimin dhe botimin e një kulture të rëndësishme, që përveçse përbën kontributin e tij të rëndësishëm, është edhe një pasuri e çmuar e kulturës sonë kombëtare. Valltar, solist, koreograf, punonjës shkencor, etnokoreograf, njeri ekspeditash brenda dhe jashtë vendit, doktor i shkencave, profesor (drejtues kërkimesh), komunikues i sprovuar për të përcjellë dije, opinion dhe alternativa hulumtuese në fushat specifike të dijes artistike, Ramazan Bogdani ka arritur të ofrojë për gjysmë shekulli një model të rëndësishëm dijetari, artisti dhe shkencëtari.

Nga viti 1976 deri në vitin 2020 studiuesi Ramazan Bogdani ka botuar 20 libra të rëndësishëm, ku shquajnë hulumtimet dhe interpretimet kulturore e shkencore për vallet, folklorin koreografik shqiptar dhe atë të ndonjë krahine në veçanti, vallet popullore, vallëzimi popullor shqiptar, koreografia si arti i kultivuar, visare etnokoreografike, etnokoreografi të trevave të ndryshme shqiptare, pastaj diaspora etnokoreografike dhe horizonte të saj, duke krijuar një arkiv të rëndësishëm lidhur me etnokoreografinë, një degë e rëndësishme, e cila daton herët ndër shqiptarët, që nga kohët pagane dhe në vazhdim, si vijimësi e jetës së njerëzve në paqe dhe në luftë.

Studiuesi Ramazan Bogdani me një intuitë të hollë prej njohësi të etnokoreografisë shqiptare dhe asaj në përgjithësi, ka arritur të gjejë një mjedis të rëndësishëm për studimet shqiptare në këtë fushë. Etnokoreografia shqiptare ka një origjinë të hershme, për shkakun e lidhjeve të qarta me kulturën tradicionale shqiptare, ndoshta që kur artet e caktuara, si vallja apo kërcimi, qoftë i një personi apo në “kolektivitet” nuk ishin shkëputur ende nga besimi mitik apo pagan, ku dhe mund të gjendet origjina e hershme dhe e koreografisë, kështu që studimet dhe interpretimi shkencor dhe profesional ka qenë gjithherë i nevojshëm dhe i rëndësishëm.

Duke parë një referencë jashtëzakonisht të begatë dhe të rëndësishme për të kuptuar veprimtarinë dhe punën e madhe që etnkoreografi i njohur Bogdani ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, kupton dhe lidhjen e fortë që dijet dhe kultura e etnokoreografisë ka me kulturën dhe veprimtaritë e tjera, që studiohen nga fusha të caktuara të kulturës popullore dhe atë të kultivuar. Kontributi i prof. Bogdanit ndihmon për të kuptuar këtë lidhje të fortë që këto fusha kanë me njëra tjetrën. Ramazan Bogdani ka ofruar kontribut dhe vlerësime në folklorin koreografik shqiptar, një degë specifike dhe me mjaft interes në vend, por dhe në kontekstin ballkanik, ku spikasin rreth 350 artikuj të tillë, që afrojnë me një studim anatomik të rëndësishëm për një fusha të tillë, artikuj të botuar në shtypin vendas, por dhe në Kosovë, Maqedoni, Itali, Poloni, Turqi, SHBA, Greqi, Kroaci etj. Këtë kontribut dhe njohje bri