Albania

Raporti i Dick Marty/ “Mendoj shumë gjëra, por nuk dua të nxitohem”, Jozefina Topalli: E kaluara e Bashës është e dyshimtë

Jozefina Topalli u pyet në emisionin “Quo Vadis” lidhur me akuzat në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Martyt.

Ish-kryetarja e Kuvendi deklaroi se ka pasur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri.

Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e ëndrrave  të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem” – tha Topalli.

h.b/dita

Football news:

Dzeko denied West Ham. Striker wants to leave Roma in the winter
Milan wants to sign Porto midfielder Otavio for free in the summer
Manchester United may loan Lingard to West Ham
Mourinho on the double Ntombela: He's very creative. One of those who knows how to sharpen the game
Atalanta and Sevilla have agreed on the transfer of Gomez. The midfielder will fly to Spain on Tuesday
Laporta on Messi at PSG: I read that they have losses. We need to discuss what deals they can afford
PSG offered Ramos a contract for 45 million euros for 3 years (Onda Cero)