Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Regjistrohen 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë

Konfirmohen 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës. Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim thuhet se sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786.