TIRANE

Këngëtari kosovar Arian Agushi i cili njihet me emrin Gold Ag vetëm pak kohë më parë kurorëzoi dashurinë në martesë me Ermira Shkodrën.

Së fundmi reperi i njohur konfirmoi se do të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe partnerja, Ermira Shkodra janë në pritje të një fëmije, gjininë e të cilit çifti nuk ka preferuar ta zbulojë.

Lajmi qarkulloi në media disa javë më parë, ndërsa së fundmi Gold Ag e ka konfirmuar gjatë një interviste për Prive. Ai është shprehur se nuk dëshiron ta zbulojë gjininë derisa bebi të lindë shëndoshë e mirë. Fëmija pritet të vijë në jetë pas 2 muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb