Albania

Rindërtimi në Kamëz/ Kopshti “Niko Hoxha”, mjedise me standarde europiane për 200 fëmijë në 26 nëntor

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Kopshti “Niko Hoxha” në Kamëz do të mirëpresë 200 fëmijë në këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryetari i bashkië Kamëz, Rakip Suli inspektoi sot punimet në këtë kopsht.

“Po përfundon kopshti fantastik “Niko Hoxha” për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore, plus pallatet me 270 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, për të cilat do të nisë në mes të dhjetorit puna me infrastrukturën e plotë nëntokësore e rrugore”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se në lagjen e re mund të ndërtohet dhe një kampus sportiv shumë i bukur me shumë fusha, mund të jetë në një pjesë të zonës ku është truall publik.

Ndërsa mbi tarracën e kopshtit, vijoi Kryeministri, mund të vendosen barriera mbrojtëse dhe tapet artificial bari.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, tha se “ky kopsht është 5 herë më i madh me të gjitha standardet. Pas 30 vitesh kjo zonë do ketë një kopsht me ushqim, ku çdo fëmijë do ketë tavolinë ngrënie, krevatin e fjetjes, tavolinën ku do mësojë e këndin ku do luajë. Asnjë ndryshim me qendrën e Tiranës. Sipërfaqja e kopshtit është 4000 mijë m2”.

Ai tha se po ndërtohen edhe 270 apartamente, ka përfunduar rehabilitimi i investimeve nëntokësore.

Inxhinieri që ndjek punimet tha se “pasnesër dorëzohet projekti i plotë i infrastrukturës së pallateve dhe hapet procedura e tenderit me shpresë që pas dyjavësh të fillojë puna”.

“Po flasim me drejtorin e FSHZH që të bëjmë një kombinim edhe me shtëpitë individuale, të fusim pallatet dhe shtëpitë individuale që të jetë një paketë, ta bëjmë ndryshe nga herët e tjera. Kamza ka rreth 190 shtëpi individuale”, tha Ahmetaj.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Juventus have signed Switzerland U21 striker Lungoyi and returned him on loan to Lugano for 1.5 years
Milan leases Tomori from Chelsea with the right to buy for 28 million euros. Medical check-up-today
Borussia Gladbach signed Kone for 9 million euros. The prop will finish the season in Toulouse
We want Messi to stay until the end of his career, but first we will think about the club. Even the best player in history is no more important than Barca. Freisha about Leo
Wijnaldum on Liverpool: We have implementation issues and it's hard to explain
Real Madrid will play Getafe in La Liga on February 9. The match of the 1st round was postponed due to Madrid's relegation from the Spanish Cup
Monaco bought top scorer Brugge Diatt for 16 million euros