Albania

Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para/ Rama: Ata që janë tri kurora në një çati marrin tre shtëpi

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Tiranës ka vijuar punën në terren me lagjen e re që do të rindërtohet nga e para në Kombinat, ku ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.

Duke komunikuar me banorët Rama tha se ajo që them unë nuk është mendja ime, është një shtet i tërë që merret me këtë punë.

Një qytetar interesohet se çfarë do bëhet me ata që kanë biznes, Rama tha se “kush ka biznes do marrë biznes”.

“Ke X metra farmaci, do marrësh po aq metra farmaci, madje edhe ky që ka bërë apartamentin biznes do marrë biznes, dhe ndërkohë të gjithë komplet do marrin me letër me kontratë. Ta zëmë se në kontratë është se do marrësh kaq metër në maj të 2021 për çdo muaj që s’e merr, do ketë penalitet nga shteti”, tha Rama.

Rama sqaron një qytetare e cila ankohet se do i heqin metrat katrorë. “Nëse je tri kurora në një shtëpi, do marrësh tri shtëpi. E kemi në ligj”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues në të gjithë fazat e këtij procesi, për të cilin janë kryer dhe dëgjesa publike për çdo objekt të vlerësuar nga ekspertët për t’u shembur.

“Pallati numër 152, kategoria DS5, është një nga 9 pallatet e para që tashmë e ka dhe lejen e prishjes dhe të gjitha procedurat e ndërhyrjes. Ka rënë gjysma e pallatit. Janë të gjitha muret guri. Themelet kanë qenë një sajesë. Një tërmeti tjetër nuk do i bënin ballë. Në total janë 23 pallate që do prishen. Në 9 të parat kemi emetuar lejen, sipas të gjithë procedurave, me njoftimin dhe gjithë dakordësinë dhe do vazhdojmë 9 e nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha. Të gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues”, u shpreh Veliaj.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Kombinatit se do vijojnë të marrin bonusin e qirasë deri ditën që do futen në apartamentet e reja.

“Të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri ditën që do marrin çelësat e shtëpisë së re. Në total kemi 2600 familje me bonusin e qirasë, të cilin qeveria e buxhetoi edhe në buxhetin e ri”, u shpreh Veliaj.

“KombinArt” do të jetë një lagje shumëdimensionale, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndërveprojnë midis tyre, duke krijuar sinergji të reja dhe duke ndërtuar një komunitet të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës. Krahas banimit, do të ofrohen hapësira të reja për koncerte, ekspozita, instalacione arti, evente të ndryshme artistike, duke u prezantuar si një qendër e re e jetës artistike dhe kreative në qytet, në përputhje me politikat urbane për zhvillimin e poliqendrave të reja. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lampard on Werner's unforced penalty: I'm upset. He gave a lot to Chelsea, it just went wrong
Napoli scored against Verona in 8.9 seconds. After the start of the match. Only Milan scored faster in Serie A
Werner did not score a penalty for the first time since October 2018. The series of 8 goals in a row was Interrupted
Arsenal will pay Real Madrid 2 million euros for the lease of Edegor. The transition can make Monday
Vladimir Gazzaev will lead Siena from the 4th Italian League instead of ex-striker Milan Gilardino
Ozil has signed a 3.5-year contract with Fenerbahce
Mikel Arteta: It was an honor to play with Ozil and train him. His success is undeniable