Albania

Rrëfimi i Kumbullës: Jam i ftohtë, ju tregoj tre mbrojtësit më të mirë në botë

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për “Sportweek”. Djaloshi nga Malësia e Madhe është një nga zbulimet e Serie A këtë sezon, ndërkohë që më parë ka deklaruar se idhulli i tij ka qenë Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit.

“E kam admiruar shumë Giorgio Chiellini kur isha fëmijë dhe arsyeja ishte shpirti i lartë i garës që ai tregonte”, thotë mes të tjerash lojtari i Hellas Verona, i cili zgjedh tre mbrojtësit më të mirë në botë për momentin. Dy prej emrave të dhënë nuk habisin askënd.

“Tre mbrojtësit më të fortë sot? Van Dijk, Sergio Ramos dhe De Vrij. I pari më pëlqen për forcën e tij fizike, i dyti për përvojën dhe vendosmërinë e tij, kurse De Vrij për aftësinë që ka për të lexuar aksionet e kundërshtarit”, shprehet Kumbulla.

Mbrojtësi, i cili ka pranuar se duhet të përmirësohet në lojën me këmbën e majtë, flet edhe për veten dhe pikat e forta. “Më pëlqen të bëj mbrojtësin, më pëlqejnë duelet, madhe edhe ato në ajër dhe kontaktet e forta fizike. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe kur ndalon një aksion dhe ti je lojtari i fundit.

Kur luaj jam shumë i përqendruar, i ftohtë dhe i vendosur. Të gjithë këto janë aspekte të karakterit tim. Vë re, kur luaj PlayStation ose letra me miqtë e mi, se kur fitojnë ata brohorasin, kurse në momentin që humbasin, dëshpërohen. Unë, përkundrazi, kurrë nuk e humbas toruan”, shprehet Kumbulla.

Football news:

Roma want to extend Smalling's loan for a year with a 14 million Euro buyout commitment
The transfer window in France will open on June 8
Flamengo extended the contract with head coach Jesus for 1 year
Bashkirov about life without a driver's license: he Loved Cycling. I will buy a highway and go on vacation to St. Petersburg, it is 1500 km
Angel Di Maria: I'm Glad I didn't move to Barca in 2017. I am happy at PSG
The wife of a Serbian from galaxy called for shooting rioters
Modric on how Mourinho criticised Ronaldo: Cristiano almost cried at half-time