Albania

Rritet me 18.8% transporti i mallrave me rrugë detare

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Transporti i mallrave në 8-mujorin e këtij viti ka shënuar rritje  në raport me një vit më parë kur kufizimet dhe pandemia ishin më evidente.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për për një rritje të volumit të mallrave në porte dhe fluks të shtuar të numrit të pasagjerëve me linja ajrore.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në muajin gusht 2021 është 430,4 mijë tonë, duke u rritur 35,3 %, krahasuar me Gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur 27,4 %. Në 8-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 3.241,1 mijë tonë, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020.

Sipas INSTAT, në muajin gusht 2021 volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.652 mijë ton-kilometër, duke u ulur 18,5 %, krahasuar me gusht 2020. Krahasuar me mesataren e muajve gusht për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 39,3 %.

Në 8-mujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.289 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 12,0 %, krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free
Tuchel about Newcastle: A new contender for the title. The Premier League is the most difficult league in the world, and it is getting more and more difficult
The director of Barca about Dembele and Roberto: They want to stay, but the club has to adjust salaries. This complicates the negotiations
Benzema on the Golden Ball: I have done a lot in the last 3-4 years and I continue to play at a high level
Dani Alves offered Barca his services. The 38-year-old is ready to join the club from January 1