Albania

Rritja e rasteve me koronavirus, Manastirliu: Nisin përgatitjet, brenda javës hapet COVID2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID2.

Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me SARS COV2 dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastirliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali se “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID19, pasi ka strukturë të dedikuar, kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive dhe ekip profesionist dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga COVID19.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqit” si spital COVID2 për disa arsye.

Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Drejtori i Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi, prof. Perlat Kapisyzi tha se puna e ekipit në fazën e parë tregoi se është një ekip me eksperiencë bashkëkohore në këtë spital, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID19.

Ndërsa shefja e shërbimit të Reanimacionit, prof. Alma Cani, tha se, falë forcimit të kapaciteteve në terapinë intensive në këtë spital, do të kemi cilësi dhe trajtim bashkëkohor në shërbim të pacientëve me COVID19.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavion të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë srukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID19.

Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

Football news:

Detailed analysis of the game of 18-year-old Ronaldo for sporting against Manchester United. 6 days later, Cristiano became a United player
Manchester City are confident that Aguero will stay for another season, despite the Interest of Independiente
Willian agreed a 3-year contract with Arsenal. Salary-100 thousand pounds a week
Sanchez signed a contract with Inter until 2023. The club signed him for free
Arsenal players are against the dismissal of 55 employees of the club. The team took a pay cut to save the staff
We talked to the football player Tsiskaridze: he ate a dragonfly, knows 7 languages, is in shock from Makhachkala, travels the world and is just happy
David Silva is close to moving to Lazio. The club offered the 34-year-old midfielder a 3-year contract with a salary of 3 million euros per year